Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar: Pata takim të mirë me Kurtin, po punojmë për marrëveshjen historike

Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar: Pata takim të mirë…

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ka pasur një bisedë të mirë dhe të hapur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit të mbajtur në Qeverinë e Kosovës, emisari amerikan deklaroi për mediat këtë të enjte se kryeministri kosovar i ka premtuar se do të shqyrtojë disa prej propozimeve të tij që kanë të bëjnë me çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Escobar nisi vizitën e tij në Kosovë një ditë më herët, kur u takua me presidenten Vjosa Osmani, me krerët e partive opozitare dhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë.

Pas takimit me Osmanin, emisari amerikan u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

Para takimit me Kurtin, Escobar vizitoi Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria e urdhëroi që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë 24 hektarë tokë këtij manastiri. Escobar tha se puna për të arritur një marrëveshje historike po vazhdon. “Ndërkohë, në terma afatgjatë, ne duhet të punojmë fort për të zbatuar marrëveshjen historike për normalizim që e arritëm në mars të vitit të kaluar“, tha Escobar.

Kujtojmë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që ka hyrë në fuqi më 1 Shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë përmes një sistemi paralel rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë

Uashingtoni ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, ndërkaq BE-ja ka kërkuar që për këtë çështje të gjendet një zgjidhje në kuadër të dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit