Dialogu me Serbinë/ Ruçi: Sa kohë të ketë në krah SHBA e BE asgjë nuk është e pamundur për Kosovën!

Dialogu me Serbinë/ Ruçi: Sa kohë të…

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi priti sot në një takim zyrtar homologun e Kosovës, teksa diskutuan për marrëdhënien mes dy vendeve dhe përparimin sa i përket anëtarësimit të Kosovës drejt Bashkimit Europian, duke u fokusuar tek dialogu me Serbinë.

Ruçi ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vijojë dhe shtoi se nuk ka asgjë të pamundur për Kosovën pasi ka mbështetjen e BE dhe SHBA-ve. Ai tha se qëndrimi i matur që republika e Kosovës ka mbajtur karshi Serbisë është për t’u vlerësuar. Ndërsa më tej shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë drejt Kosovës.

“Është e rëndësishme që Kosova të ruajë avantazhin e saj në raport me Serbinë. Kosova është një vend më i preferuar në raport me shtetet, që ne kemi pasur e kemi raport strategjik. BE është e vetmja rrugë e ardhmërisë për Kosovën dhe Serbinë. Duhet një qëndrim i unifikuar për dialogun me Serbinë, sepse është Serbia ajo që ka kryer krime lufte, ka fshehur kriminelë, në kërkim për dekada të tëra dhe nuk ka bashkëpunuar me gjykatat ndërkombëtare dhe justifikon krimet e veta. Koha punon për Kosovën, sepse është në anën e drejtë të drejtësisë dhe nuk do rreshtim së punuari për të”– tha Ruçi.

Kryeparlamentari i republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk kishte një fjali përmbledhëse për të shprehur të gjithë ndihmën që Shqipëria i kishte dhënë Kosovës. Më tej ai shtoi se duke pasur interesa të përbashkëta dhe duke qenë një komb, duhet të ketë një bashkëpunim më të madh mes dy vendeve.

“Shqipëria ka dhënë kontribut të çmuar për Kosovën. Prandaj, në shtetin tonë ka një traditë në Kosovë, që vizitën e parë zyrtare e bëjmë në Shqipëri. Ne kemi interesa të përbashkëta sepse jemi një komb. Politika jonë duhet të funksionojë sipas premisës se jemi një komb. Sfidat tona janë të përbashkëta. Falënderoj Shqipërinë dhe institucionet e shtetit shqiptar për ndihmën nga koronavirusi.

Duhet të thellojmë bashkëpunimin në ekonomi dhe në fusha të tjera. Të thellojmë bashkëpunimin, sepse jemi dy shtete, që kanë të përbashkët faktin se jemi një komb. Kosova të mos dëmtohet nga dialogu me Serbinë. Ne na duhet koordinimi me Shqipërinë, ne po përballemi edhe me proces të vështirë me Specialen, teksa ish-krerë të UÇK-së po gjykohen në Hagë. Të bashkërendojmë veprimet tona. Lufta jonë ishte e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e ka qenë dhe e gjithë kombit shqiptar. Prandaj, lufta e UÇK-së duhet të mbrohet. Ju ftoj zyrtarisht që të vizitoni shtetin e Kosovës”– tha Konjufca.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit