Diana Bahçja flet pasi doli nga burgu: Në polici më thanë se nuk iu interesonte fakti që sapo kisha lindur

Diana Bahçja flet pasi doli nga burgu:…

Diana Bahçja, e cila u arrestua 1 javë pas lindjes, për një gjobë të marrë në vitin 2020 ka treguar për mediat tmerrin që kishte përjetuar në burg. Ajo tha se qëndrimi në burg ka qenë shumë i vështirë, pasi ishte e sëmurë dhe në merak për foshnjën e saj.

Diana thotë se në polici i thanë se do arrestojmë dhe se fakti që sapo kishte lindur nuk ishte problem i tyre dhe nuk do të merreshin me këtë gjë.

Ishte e vështirë. Nuk e përballoja dot. Me zor kam qëndruar në burg, duke qarë. Kam pasur dhimbje trupit. Djalin e gjeta mirë. Ishin kujdesur burri dhe vjehrra. Kur shkova në polici më thanë je e dënuar. Më thanë nuk duam të dimë që ke lindur, nuk kemi lidhje me atë punë. Do vijë policia e Tiranës për të marrë”, është shprehur ajo.

Sakaq, Diana ka ritheksuar se ajo nuk ishte në dijeni për gjobën. Dhe së fëmijën nga martesa e parë nuk e braktisi por i shoqi ia mori me dhunë dhe e largoi nga shtëpia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit