Diaspora zbarkon në Shkodër, kolona e automjeteve niset drejt Tiranës për protestën

Diaspora zbarkon në Shkodër, kolona e automjeteve…

Shqiptarë të ardhur nga diaspora kanë mbërritur në Shkodër, duke tërhequr vëmendjen me automjetet e zbukuruara me flamuj kuqezi. Pas mbërritjes në qytetin verior, ata janë organizuar në një kolonë automjetesh dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës kombëtare.

Pamjet tregojnë makinat e rreshtuara njëra pas tjetrës, të shoqëruara nga simbolet kombëtare, ndërsa udhëtojnë në drejtim të kryeqytetit.

Pjesëmarrësit nga diaspora po i bashkohen kështu thirrjes për protestën e paralajmëruar në Tiranë. Ndërkohë, pritet që në tubim të marrin pjesë qytetarë edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe jashtë vendit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit