Diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive

Diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë…

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 106-të të revoltës kundër klasës politike. Në tubimin e së shtunës iu bashkua edhe diaspora shqiptare, e cila zbriti në shesh në mbështetje të protestuesve dhe kërkesave të tyre.

Kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Edi Rama, rrëzimi i klasës politike dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Protesta nisi fillimisht si kundërshtim ndaj një projekti turistik në Zvërnec, por më pas u zgjerua duke përfshirë një sërë pakënaqësish dhe shqetësimesh të qytetarëve ndaj qeverisjes.

Edhe sot është paralajmëruar një protestë kombëtare, ku pritet të marrë pjesë sërish diaspora shqiptare. Protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë, ku pritet të përsëriten kërkesat e artikuluara gjatë 106 ditëve të protestës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit