Diasporës po i vidhet e drejta e votës: Zarfat s’mbërrijnë në shtëpi, të tjerë votojnë për ta

Diasporës po i vidhet e drejta e…

245,935 shqiptarë janë regjistruar si votues Diaspore për zgjedhjet e 11 majit, por deri më tani numri i atyre që kanë votuar paraqitet shumë i ulët, e kjo jo pa arsye.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, 68,380 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi janë regjistruar për të votuar, por deri më sot që data është 5 maj, vetëm 23 640 ose 9.6% kanë votuar, pasi problemet e raportuara prej tyre janë të shumta.

Shqiptarët që jetojnë në Greqi kanë denoncuar në redaksinë tonë problemet e shumta me postën DHL, që shteti shqiptar dhe KQZ  e kanë paguar 10 milionë euro. Shumë prej tyre thonë se posta nuk u ka dorëzuar në adresën e caktuar zarfin, ndërsa të tjerë nuk e kanë marrë personalisht në dorë zarfin, pasi postieri i kanë lënë këto zarfe tek dera, tek fqinjët, në oborr edhe pse kontrata parashikon dorëzimin individualisht në dorë çdo qytetari.

Ndërkohë të tjerëve nuk u ka ardhur fare zarfi në shtëpi edhe pse të dhënat e adresës janë të sakta, e fikse, ashtu siç i përdorin për qëllime të tjera.

Por jo vetëm kaq, pasi disa prej tyre po “votojnë” pa votuar. Disa shqiptarë kanë treguar se edhe pse zarfi nuk u ka ardhur fare dhe s’kanë votuar, KQZ u ka dërguar mesazh falenderues për votimin.

Të shqetësuar për këtë situatë ata i janë drejtuar postës dhe policisë, por përveç një kërkim ndjese nuk kanë marrë asnjë shpjegim se çfarë ka ndodhur me të votën e tyre dhe se a do votojnë apo jo.

Denoncimi 1:

Jemi 12 familje kemi vajt tre her qe te terheqim zarfat dhe qe te treja na dhan adresa falca nuk i kemi mar akoma. Jetojm ne Athin ne lagjen Palio Faliro.

Kemi mar ne qendre e   DHL ne athin dhe na dergojn ne adresa te nryshme qe ska zyra fare. Jetojm 25 vite te mos dim adresat, dhe ne imelin qe tergojn adresat jan te sakta.

Denoncimi 2:

Emigranteve u vjedhin  Zarfin me fleten e votimit dhe me pas u dergojn mesazh faleminderit per votimin

Kam vellain tim ne greqi Korfuz  dhe kusherinjt  diten qe  kan shkuar te terhecin zarfat  u kan thenë nuk kan ardhur me pas jan njoftuar me sms qe ju votuat. Pas marrjes se sms kan shkuar te policia por nuk kan marr shpjegim me pas kan shukuar tek posta duke e kritikuar por kjo e fundit ka kerkuar ndjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit