Dibër përplasen dy automjete, mbetët i lënduar një këmbësor

Dibër përplasen dy automjete, mbetët i lënduar…

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në qytetin e Peshkopisë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në “kryqëzimin e Bolonjës”.

Dy automjete të tipit Benz janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa i lënduar ka mbetur një këmbësor.

Sipas policisë i lënduari po merr ndihmën mjekësore në spital.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit