Dibër / Prej pesë ditësh i zhdukur, 63-vjeçari dyshohet se është mbytur në lumin Drin

Dibër / Prej pesë ditësh i zhdukur,…

Një 63 vjeçar nga fshati “Rreth – Kalë” i Njësisë Administrative Muhurr në Dibër rezulton i zhdukur prej pesë ditësh. Kanë qenë familjarët e Sefedin Lleshit, të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Sipas tyre, Sefedini ka rënë në lum bashkë me kalin e tij i cili ka arritur të dalë dhe të kthehet në shtëpi i lagur e i gjakosur. Kjo ka bërë që ata të dyshojnë se 63-vjeçari është mbytur në lumin Drin, ndërsa kërkimet për të po i bëjnë vetë.

Sipas “Balkanweb”, familjarët denoncojnë neglizhencën e bluve të Dibrës në rastin konkret të cilët ju janë shprehur se po hetojnë rastin. Kërkesa e tyre për të sjellë polumbarë për kërkime në lum, nuk është realizuar deri tani.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të vihen menjëherë në lëvizje dhe të nisin kërkimet për gjetjen e të afërmit të tyre. /tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit