Dibra nuk po gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet

Dibra nuk po gjen qetësi, goditet nga…

Pas 6 tërmeteve ku më I forti ishte 4.5 I shkallës rihter, para pak minutash, qarku I Dibrës është goditur nga një tjetër tërmet me intensitet 3.7 e shkallës Rihter. Sipas të dhënave nga “Emsc”, sot në orën 11:23 në zonën e Dibrës ka pasur lëkundje tjetër tërmeti.

Sipas përditësimeve epiqendra e tërmetit ka qenë në kufirin shqiptaro maqedonas, dhe është ndjerë shumë në disa fshatra. Deri tani nuk raportohet për dëme.

Ndërkohë tërmeti i mëngjesit të sotëm ka shkaktuar dëme materiale në fshatin Topojan në Njësinë Administrative Shupenzë. Njësia administrative Gjoricë ka pësuar plasaritje dhe dëmtime dhe punonjësit kanë dalë nga zyrat nga frika. Ndërkohë pas lëkundjeve në një pronocim për mediat, qytetarët e Dibrës, janë shprehur se kanë ndjerë 4 lëkundje, teksa nga frika kanë dalë jashtë për të mos rrezikuar jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit