Dibranët i vënë flakën mjeteve të firmës që po ndërton HEC-in, nuk lejojnë që të ndërtohet në zonë të mbrojtur

Dibranët i vënë flakën mjeteve të firmës…

Banorët e Zall-Hoçaj në Dibër i kanë vendosur flakën mjeteve të firmës që po punon për ndërtimin e një hidrocentrali në këtë zonë.

Banorët janë shprehur se nuk do të lejojnë që të ndërtohet në zonë të mbrojtur.

Banorët janë revoltuar pas një shkrese të bërë publike nga Ministria e Turizmit, ku ka thënë se kjo zonë nuk është më një zonë e mbrojtur dhe mund të ndërtohen HEC-e.

Nëpërmjet shkresës së datës 29.12.2020 drejtuar avokates së banorëve të Zall-Gjoçaj, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pohon se përgjatë një viti AKZM së bashku më një grup ekspertësh ka realizuar një studim për sistemin e vlerësimit të zonave të mbrojtura, në bazë të të cilit zona e Melthit në Zall-Gjoçaj parashikohet të lihet jashtë rrjetit të zonave të mbrojtura.

Banorët e Zall-Gjoçaj kanë protestuar edhe më përpara përballë Bashkisë së Matit dhe kanë dalë kategorikisht kundër ndërtimeve në këtë zonë.

Zona e Zall-Gjoçaj njihet për bukuritë e rralla të lumenjve dhe pemëve të bukura.

ndertimiii.jpg

burimi: newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit