Dibrani bën 2 muaj burg për përdhunim, denoncuesja del e virgjër

Dibrani bën 2 muaj burg për përdhunim,…

Rastet e përdhunimit janë shtuar ndjeshëm, teksa një rast të tillë është denoncuar nga një vajzë, Ajo në dëshminë e saj të dhënë para dy muajsh ka akuzuar një 30-vjeccar nga Dibra, duke e akuzuar se e ka përdhunuar, Pas kësaj akuze, policia ka arrestuar 30-vjeccarin duke  edënuar me burg,  Por pas dy muajsh burg, pas ekspertizave mjeko-ligjore rezultoi se vajza ishte ende e virgjër. Kjo ka bërë që 30-vjeccari të lirohej nga hekurat. 

Theksojmë se në denoncimin e saj, vajza kishte deklaruar se e ka njohur 30-vjeçarin në internet dhe se pasi janë takuar e ka droguar me një shiringë dhe më pas e ka përdhunuar. Ndër të tjera, denoncuesja, ka thënë në polici se është kërcënuar përmes një letre ku shkruhej se “po tregove do të vras”.

Pas këtij qëndrimi, i riu me banim në Kamëz, por me origjinë nga Dibra rezulton të jetë arrestuar “për arsye të ngutshme” pasqyrohet në procesverbalet e policisë “si një mase që i dyshuari të mos arratisej”, raporton topchannel. Ndërkohë burgu për 30-vjecarrin ka përfunduar nga provat që mbërritën me vonesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit