Dibrani denoncon: Bizneset po na zënë hapësirat publike për parkim privat

Dibrani denoncon: Bizneset po na zënë hapësirat…

Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me situatën e parkimit në qytetin e Peshkopisë, duke treguar se biznese private po marrin në përdorim hapësira publike për t’i shfrytëzuar si parkime private.

Sipas qytetarit, mungesa e hapësirave publike për parkim po vështirëson ndjeshëm jetën e banorëve, veçanërisht të familjeve që nuk kanë mundësi financiare për të paguar për një vend parkimi privat.

Pse duhet t’ua shesim rrugët e qytetarëve privatëve? Pse bashkia nuk i kthen këto hapësira në parkime publike me orar?”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Ai ngre gjithashtu shqetësimin se, për shkak të mungesës së parkimeve, qytetarët detyrohen t’i lënë automjetet në rrugë edhe në raste emergjente, si për të shkuar në farmaci apo për të kryer shërbime të tjera të nevojshme.

Sipas tij, qytetarët përballen me gjoba dhe masa të tjera ndëshkuese kur parkojnë në vende të palejuara, ndërsa hapësirat që mund të shërbenin për parkim publik, pretendohet se po përdoren nga subjektet private.

Duam të blejmë diçka në farmaci, por nuk ka parkim. Jemi të detyruar ta lëmë makinën në rrugë”, shprehet më tej qytetari.

Denoncimi ngre pikëpyetje mbi mënyrën e administrimit të hapësirave publike dhe kërkon një reagim nga Bashkia Dibër lidhur me kriteret dhe procedurat për dhënien në përdorim të hapësirave publike për parkim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit