Diell, lule dhe…! Jonida Maliqi rikthehet me Romeo Veshajn? Çifti nis ekplorimin e lëndinave, detaji që i “tradhëtoi”

Diell, lule dhe…! Jonida Maliqi rikthehet me…

Shtohen dyshimet se Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë rikthyer bashkë. Këngëtarja ka postuar disa fotot nga një lëndinë me lule, ndërsa dikush i shkrep pozat nga ana tjetër e aparatit. Krahas fotove bie në sy edhe komenti i Romeos, i cili i ka komentuar një emoji me diell.

Pas saj, aktori Romeo Veshaj ka postuar disa foto në të njëjtin vend, duke u hedhur në ajër, ndërsa krahas tyre shkruan: Cila është superfuqia jote? E imja?! Nuk di të eci!

Sigurisht që nuk përjashtohet mundësia që të dy të kenë shkuar në të njëjtin vend por me persona të ndryshëm, por të jetë vërtetë rastësi?

Pas ndarjes së bujshme, kanë filluar sërish aludimet se çifti është kthyer sërish bashkë. Në një intervistë, Maliqi e pyetur për Romeon tha se kishte dëshirë që të luante pak, duke mos e mohuar kthimin.

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit