Diella ministrja me 6 gishta do firmosë 6 tendera njëherësh nga Metalurgjiku

Diella ministrja me 6 gishta do firmosë…

Një foto zyrtare e Diellës, ministres virtuale të krijuar nga Kryeministria, ka nxitur dyshime se ministrja e re i ka zyrat në Metalurgjikun e Elbasanit.

Për fatin e mirë të parave publike, ministrja e re ka 6 gishta në dorën e djathtë, që do të thotë 6 firma për 6 tendera njëkohësisht.

Burime zyrtare për Ministrinë e së Vërtetës kanë konfirmuar se në update-in e radhës ministrja Diella pritet të ketë dy trupa, në mënyrë që të jetë njëkohësisht në dy ministri.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit