Digjen 40 mijë euro cash dhe shumë orendi, merr flakë shtëpia në Durrës

Digjen 40 mijë euro cash dhe shumë…

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në Durrës, ku për pasojë janë djegur orenditë e shtëpisë si dhe 40 mijë euro cash. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë shkëndija që ka dhënë kabulli, që furnizon te gjithë lagjen me energji elektrike. Marrës shkas nga kjo situatë familjarët ndiheshin të rrezikuar.

Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre pranë OSHEE-së për spostimin e kabullit nga shtëpia, por këta të fundit si duket nuk e kanë marrë në konsideratë ankesën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit