Digjen në mes të rrugës... defekti i 'Audi-t' në Fier, 'përcëllon' tre automjete

Digjen në mes të rrugës… defekti i…

Është dukur pak si e pazakontë, por nga një automjet me defekt janë djegur mbrëmë plot 3 autovetura në qytetin e Fierit.

Policia e Fierit ka dhënë detaje në lidhje me djegien e mjetit tip “Audi” në lagjen Apolonia.

Uniformat blu, bëjnë me dije se, makina që ishte në pronësi të personit me iniciale R.M., mori flakë në ecje.

Menjëherë shoferi ndaloi makinën dhe u largua. Pranë saj ndodheshin 2 makina të tjera, të cilat janë djegur pjesërisht.

Dyshohet se shkak i flakëve është bërë defekti në mjetin tip “Audi”.

Njoftimi i policisë Fier:

“Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia”, Fier, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier.

Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qenë të parkuara edhe 2 mjete të tjera të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marrë flakë dhe janë djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një defekti në mjetin tip “Audi”.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Makina u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Mjeti tip “Audi” u shkrumbua plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, që shuan flakët”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit