Digjen qëllimisht 60 shezlongë në Dhërmi, shkak konflikti mes bizneseve për ndarjen e rërës

Digjen qëllimisht 60 shezlongë në Dhërmi, shkak…

Ndarja e vijës bregdetare dhe shfrytëzimi i saj nga privati është kthyer në një mollë sherri ditët e fundit.

Pas masakrës me 4 të vrarë në Velipojë, vonesa e dhënies së lejeve të shfrytëzimi të vijës bregdetare është bërë shkak për një tjetër konflikt, kësaj radhe në jug të vendit.

Bëhet me dije se ditën e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë, dyshohet se janë djegur qëllimisht për motive të ngjashme me ato të Velipojës 60 shezlonge të një biznesi të vogël në zonë.

Në bazë të dhënave paraprake dyshohet se ka patur edhe të shtëna me armë, por ende nuk ka një njoftim shterues nga policia mbi atë çfarë ka ndodhur.

Djegia e shezlongeve ka qenë e qëllimshme dhe ka ndodhur si pasojë e konflikteve për ndarjen e hapësirave të plazhit.

Kujtojmë se një ditë më parë Shqipëria u trondit nga një ngjarje e rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona. Viktimat e masakrës në Velipojë ishin Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç, si dhe  Musaen Zeneli, të cilët janë konfliktuar për ndarjen e shezlongeve në plazh.

Ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i policisë: Vlorë

Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi,  ka rënë zjarr dhe janë  djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit