Digjet 'AUDI R8' në Vlorë, pronari: S’kam zënka, kam ardhur për pushime

Digjet ‘AUDI R8’ në Vlorë, pronari: S’kam…

Një automjet është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti është në pronësi të një pushuesi nga Maqedonia e Veriut, i cili prej pak ditësh ndodhet në Vlorë. Siç shihet në pamje, bëhet fjalë për një automjet luksoz tip ‘AUDI R8’.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa pronari i automjetit thotë se s’ka asnjë dyshim, pasi nuk ka zënka dhe sapo ka ardhur në Vlorë për pushime.

“Unë jam nga Maqedonia dhe kam ardhur për pushime ka katër ditë. Ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur. S’kemi dyshime, s’kemi zënka, s’kemi asgjë me askënd. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto”, -është shprehur ai.

Ndërkohë policia është duke hetuar dhe pritet që ngjarja të zbardhet nga kamerat e sigurisë në zonën ku makina ka marrë flakë./GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit