Digjet fabrika e plastikës në Drenas të Kosovës

Digjet fabrika e plastikës në Drenas të…

Një fabrikë plastike është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj te hëne në Parkun e Plastikës së Biznesit në Drenas të Kosovës.

Shtabi i emergjencave të zjarrit në këtë komunë ndodhet në terren dhe po punon për shuarjen e flakëve, teksa i paqartë mbetet shkaku i zjarrit. Në mbështetje të zjarrfikësve të Drenasit, kanë arritur edhe njësitë tjera zjarrfikëse nga Malisheva, Skenderaji, Lipjani e Prishtina. Deri më tani nuk është raportuar për viktima, por dëmet materiale parashikohen të jenë të mëdha.

Era ka ndihmuar flakët të përparojnë shumë shpejt në terren.

Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit .Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit