Digjet farmacia në Vlorë, dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht

Digjet farmacia në Vlorë, dyshohet se zjarri…

Një farmaci është djegur në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë farmacia është djegur si pasojë e një sasie lëndë djegëse.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. Farmacia punohej dhe është në pronësi të dy motrave Isakaj. Djegia është e qëllimshme dhe është bërë nga lëndë djegëse. Policia ka mbledhur pamjet filmike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit