Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan, KFOR tërheq forcat nga komuna

Digjet flamuri i Kosovës në Zveçan, KFOR…

Flamuri i Kosovës është djegur këtë fundjavë (të shtunën 24/02/2024) në komunën e Zveçanit.

Sipas të dhënave kanë qenë disa fëmijë të vegjël serbë ata që kanë ndërmarrë këtë veprim që nga autoritetet është adresuar si “nxitës i urrejtjes, mosdurimit dhe përçarjes”. Hetuesit kanë nisur punën për të zbuluar autorët e kësaj ngjarje, ndërkohë që në dijeni të rastit është dhe prokuroria.

Nga ana tjetër pikërisht pas kësaj ngjarje misioni i NATO-s me veprimtari paqeruajtëse në Kosovë KFOR, ka njoftuar tërheqjen e trupave nga ruajtja e komunës së Zveçanit. Sipas deklaratës së lëshuar për mediat, ky vendim ka ardhur pas stabilizimit të gjendjes në zonë.

Prania e KFOR në institucionet e Zveçanit ishte shtuar pas protestave të mbajtura në muajin maj të vitit që shkoi, ku pakica serbe që jeton në Kosovë u ngrit duke u përplasur asokohe dhe me forcat e KFOR. Disa prej policëve mbetën të lënduar nga përplasjet!

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1 244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1 999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit