Digjet lokali në ish-Bllok!

Digjet lokali në ish-Bllok!

jë lokal në zonën e ish-Bllokut është përfshirë nga flakët. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:40. Mësohet se nga ngjarja në fjalë, ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacione paraprake.

Me datë 08.02.2021, rreth orës 11:40, në Bllok, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit