“Nuk kam frikë se bëj çdo vit gjilpëra”, të moshuarit shkojnë të vaksinohen te sheshi ‘Skënderbej’

“Nuk kam frikë se bëj çdo vit…

Në sheshin ‘Skënderbej’ po vaksinohen personat në moshat 70-vjeç, ndërsa personat në moshat 80-vjeç po vaksinohen në qendrat shëndetësore. Sa i përket numrit të vaksinuarve në ditën e katërt në të gjithë vendin janë vaksinuar mbi 19 mijë. Ajo çfarë vihet re në shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në ditën e 3-të vaksinimit masiv janë vaksinuar 21.536, ku krahasuar me ditën e katërt kemi një ulje të personave të vaksinuar.

Shumë persona janë shprehur se janë dhe skeptikë për shkak të vaksinës dhe kjo është arsye përse nuk janë paraqitur për tu vaksinuar. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë është shprehur se do të jetë mjeku i familjes ai që komunikon datën, orën dhe vendin se ku do të vaksinohen.

Por në sheshin Skënderbej, personat e pyetur nga ‘FaxNeës’, ka dhe nga ata që janë drejtuar edhe vetë për shkak të kategorisë së moshës dhe kjo është arsyeja që nuk kanë marrë një telefonatë nga mjeku i familjes. Por dhe kur kanë folur me mjekun e familjes, ai është shprehur se duhet të presin për tu vaksinuar.

“Më tha mjekja familjes të vij këtu sot. Më tha në datën kaq, orën kaq deri në 12 mund të paraqitesh në radhët për të marrë vaksinën. Tani erdha, por nuk ka filluar akoma. Nuk jam skeptik, me shumë dëshirë kam ardhur sot. Mezi kam pritur ta bëjë sa më shpejt.”, u shpreh një i moshuar që ishte duke pritur të merrte vaksinën.

“Më ka njoftuar doktoresha, më tha shkoni atje te ‘Skënderbeu’. Kena ardh që në 7 këtu. Isha skeptike, kisha dyshime, por nuk kam frikë se bëj çdo vit gjilpëra.”, u shpreh një e moshuar tjetër.

“Më erdhi vajza dje këtu dhe pyeti duhet sipas lagjes apo të vij kshu. Kam vajzën infermiere dhe laburante në spital, erdhi pyeti dhe një vajzë këtu i tha që sa vjeçe është, kartën e identitetit edhe kaq duhet. Folëm ne para tre ditësh me mjekun e familjes, ajo zonja tha do të lajmëroj unë tha, po me që kjo këtu i kishte thënë me kartën, mora kartën sot e erdha vetë. Ishalla s’na zen, me që na erdhën këto të shpëtojmë. Duhet bërë sesbën, sa popull ka vdekur në të tërë botën dhe të mos bëhet vaksina është një krim. Dëgjoni të keqen nëna, kam vajzat e mia po asnjëherë pa maskë dhe kur ikën në punë vajza ikën në këmbë dhe vjen në këmbë që të mos hipi në autobus. “, u shpreh një e moshuar tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit