Digjet një qendër tregtare në Lushnje

Digjet një qendër tregtare në Lushnje

Një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakë pasditen e kësaj të hëne. Zjarri raportohet se ka rënë në katin e tretë dhe të shtatë të godinës tregtare. Dyshohet se nga tubat e ajrimit, janë djegur kabujt elektrik teksa nuk ka të lënduar. Menjëherë janë evakuuar klientë të cilët ishin të pranishëm gjatë kohës kur zjarri ra në qendër. Disa prej tyre kanë dal me vështirësi në frymëmarrje teksa disa të tjerë kanë zbritur në mënyrë alternative duke u kacavjerr, pasi situata ishte emergjente.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit