Digjet shtëpia në Berat, brenda ndodhej një grua e moshuar

Digjet shtëpia në Berat, brenda ndodhej një…

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Vodëz të Njësisë Administrative Lumas.

Banesa ku jetonte familja e Skënder Dollanit është përfshirë papritur nga flakët dhe deri në mbërritjen e Repartit Zjarrfikës nga qyteti i Kuçovës, banesa është shkrumbuar totalisht. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima.

Në këtë banesë jetonte i zoti i shtëpisë bashkë me motrën dhe nënën. Mësohet se në momentin kur ka nisur zjarri në banesë ka qenë vetëm e moshuara ndërsa dy anëtarët e tjerë të familjes ishin duke punuar tokën.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit nuk kanë mundur dot të shpëtojnë asnjë orendi shtëpiake pa u djegur.

Përpara mbërritjes së zjarrfikësve, banorët kanë nxjerrë mes flakëve, pa asnjë lëndim, nënën e Dollanit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike si pasojë e rrjetit e energjik të amortizuar dhe të vjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit