'Diktatura e re që po na imponohet me... bluzat e bardha'

‘Diktatura e re që po na imponohet…

Nga Armir Shkurti

Kur sëmureshim dikur, mjeku këshillonte në radhë të parë regjimin ushqimor, çajrat, frutat e perimet që bënin mirë, klimën e përshtatshme, aktivitetin e duhur fizik apo edhe qetësinë e më pas edhe ilaçe.

Ndërsa sot i sëmuri është KLIENT. Njëlloj si viçi te kasapi, pas mjekut të familjes presin me thikë në dorë dhjetëra të tjerë: laborantë, imazheristë, kirurgë, endokrinologë, neurologë….e pastaj farmacistë ( me depot që qëndrojnë pas dhe skemat e sigurimeve shoqërore ).

Po ti thuash sot mjekut “përdora akshi bimë” apo “u shërova me fistek çaj” të sheh sikur je yshtur te ndonjë shtrigë fshati dhe ti je një kafshë pylli a gomar i madh që i bie ndesh shkencës.

********

Një ditë nga të pandemisë italianët dolën në ballkon e rrahën shuplakat për mjekët e tyre. Instikti i majmunit + paniku e solli edhe këndej duartrokitjen. Kur ka kështu valë entuziazmi unë jo vetëm nuk kam pse ua prish qejfin të ngazëllyerve, por as e shpura ndërmend! Pse?

* Së pari sepse TË PËRBETUARIT E HIPOKRATIT JANË NËNSHTRUAR. Në çdo kohë e regjim mjeku ka qenë mes Zotit dhe njeriut, meqë jeta e secilit (nga mbreti te krimineli në dekikë të fundit ) kalojnë një herë nga mjeku pa venë te Zoti. Për këtë arsye, në çdo kohë e sistem mjeku ka pasur pushtet absolut moral dhe ndikim të të dorës së parë në shoqëri.

Por ky sistemi ynë i ndyrë ia doli ti përlyejë , për këtë edhe ti poshtërojë e në fund ti nënshtrojë e ti kthejë nga ajka e vendit në xhambazë shpirtrash e jetësh njeriu. Në spaçatorë kimikatesh tek të dëshpëruar që deri në vdekje vuajnë edhe ekonomikisht vartësinë psikologjike nga frika e vdekjes.

Së dyti, sepse sot po punojnë si xhenierët e shtrimit të udhëve e ngritjes së urave të regjimit politik globalist me llagapin “pandemi”. Dikur, ti thoje mjekut “doktor filani më ka këshilluar kështu” ta përmblidhte turinjve, se sedra, egoja e dinjiteti nuk e linin.

Ndërsa sot të gjithë janë rreshtuar nën flamurin e pushtetit. Heshtin , se kështu është urdhri, ose dalin tellall se ashtu i nxjerr kryeministri. Ose më mirë, ashtu ua thotë zinxhiri i mëkateve që sistemi i korruptuar ua doli tu hedhë në qafë.

KONKLUZION

Diktatura me të cilën po shtrëngohemi të pranojmë globalizmin e kuq ka në vijë të parë, (Oh çfarë tmerri!!) pikërisht bluzat e bardha!!! Bastionin e fundit të dinjitetit, integritetit, dijes, humanizmit….. Që në foshnjëri e kemi të shkruar të besojmë tek mjeku.

Ai na shëron, na mbron, na shpëton. AI, paradhoma e Perëndisë! Dhe kur Djalli ia ka dalë ta kthejë në çirak të vet, mendo se sa të ther tradhëtia! Se sa e helmët është pabesia!! Se sa kozmik është dëmi!!!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit