
Ajo tashmë njihet si “Bjondja e syupermakinave”, por para kësaj ‘epoke’ Alex Hirschi një gazetare australine, e cila braktisi rolin e saj si prezantuese e një emisoni radiofonik për të dhënë vlerësime mbi makinat luksoze.
Tashmë me profesionin e ri, ajo fiton më shumë se 4 milionë dollarë në vit nga postimet në këtë rrjet social.
Ajo u largua nga Kuinsleni për në Dubai , në viktin 2008, ku nisi edhe karrienrën e saj në rrjetet sociale.
34-vjeçarja sot është “makinfluencerja” më e suksesshme e botës, me 14,3 milionë ndjekës, dhe faqja Leasing Options llogarit se ajo fiton rreth 4 milionë dollarë çdo vit falë marrëveshjeve me markat e mëdha të automobilëve.
Hirschi i ka të mbushura rrjetet sociale me fotografi ku ajo pozon pranë makinave më luksoze në qarkullim, si Ferrari, Aston Martin apo Pagani.