Dikur i deklaroi dashurinë publikisht, ‘Stracciatella’ e Fifit i jep fund beqarisë

Dikur i deklaroi dashurinë publikisht, ‘Stracciatella’ e…

Fifi e ka shprehur publikisht se është e dashuruar dhe madje kohë më parë tregoi dhe historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin Xh.

“Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë”, shprehej dikur Fifi.

Këngëtarja i kushtoi këngë djalit që dashuronte, Xhuljos dhe një tatuazh me fjalën “stracciatella” pasi i thërriste me përkëdheli në këtë mënyrë.

Së fundmi, Xhuljo i ka dhënë fund beqarisë dhe ka shpallur fejesën me partneren e tij. Është publikuar gjithashtu edhe një foto nga ceremonia e fejesës, ndërkohë që ndarja me Fifin ka ndodhur disa kohë më parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit