Dikur ishin bashkëpunëtorë të ngushtë! Jozefina Topalli tregon raportin me Sali Berishën

Dikur ishin bashkëpunëtorë të ngushtë! Jozefina Topalli…
Featured image of article: Dikur ishin bashkëpunëtorë të ngushtë! Jozefina Topalli tregon raportin me Sali Berishën

Jozefina Topalli ka folur për raportin e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha.

E ftuar në  ‘Abc e Pasdites’, Topalli u pyet nëse është apo jo mikeshë me ish-kryeministrin.

Kemi bashkëpunuar bashkë për një periudhë të gjatë, absolutisht unë vazhdoj të ruaj po të njëjtin respekt dhe vlerësim për çdo gjë të mirë që ka realizuar. Sikurse nuk kam hezituar me thanë si atëherë dhe sot për gjërat që duhet të ishin bërë më mirë. Kurrë nuk kam pasur nocionin që atë që mund të jetë kundërshtar politik të jetë armik”, tha ajo.

Ajo u pyet edhe për matematikën e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili shpesh herë ngatërrohet.

Më vjen për të qesh. Imagjino me pas më shumë në dorë. I shkreti vend”, tha ajo ndërsa qeshte.

Jozefina Topalli, së fundmi ka themeluar partinë e saj “Lëvizjen për Ndryshim”, ku do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit