
Pak ditë më parë, Stresi publikoi këngën e tij më të re. Kënga titullohet “Gang shit” dhe është bërë shkak që reperi t’i japë fund shoqërisë me Finemin.
Ai nuk e ka shpërndarë këngën e re të Stresit në Instagram dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga reperi. Stresi e ka hequr nga lista e shokëve në rrjete sociale, si dhe iu ka kërkuar ndjekësve t’i bëjnë report.
“Report ju lutem se nuk ma ka bërë share këngën e fundit (vëllai i vogël)”? Ka shkruar Stresi.
Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, ai, Finem dhe Solo sollën bashkëpunimin “Për veti”. Po ashtu, ata kanë dhe këngën e titullur “Gazi n’fund”.