Dikur kontrabandë cigaresh, sot droge/ Mafia shqiptare po përdor të njejtën rrugë detare

Dikur kontrabandë cigaresh, sot droge/ Mafia shqiptare…

Nëpërmjet të njejtës rrugë detare që dikur dërgonin cigare, po përdoret edhe sot nga mafia shqiptare për të transportuar kanabis apo droga të ndryshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga një raporti i antimafias italiane, për periudhën janar-qershor 2022 që u dorëzua në Kuvendin e Italisë.

Organizatat kriminale shqiptare kanë një mbështetje të madhe edhe të shtetasve që banojnë në Brindisi. Në dosjen e operacionit “Shpirt” ku u arrestuan afro 15 persona, mes të cilëve edhe shoqëruesit e Saimir Tahirit, grupet kriminale paguanin deri në 65 mijë euro tek organizata bareze.

Shoqatat kriminale shqiptare janë ato që më shumë se të tjerat kanë ditur të zënë rrënjë në territor, duke u degëzuar në mënyrë progresive dhe duke arritur të ndërveprojnë, para të tjerave, në trafikun e drogës, me organizatat vendase. Shqiptarët kujdesen për furnizimin e drogës në vendin e origjinës, ndërsa banorët e Brindisit janë“përgjegjës për aspektet e logjistikës dhe transportit” – thuhet në raport.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit