Ish-mafiozi me origjinë shqiptare, John Alite, dikur një nga njerëzit më të besuar të John Gotti-t dhe ushtar i familjes mafioze Gambino, ka marrë një kthesë të papritur në jetën e tij duke u emëruar anëtar i Këshillit Bashkiak në Englishtown, New Jersey.
I dënuar më parë për gjashtë vrasje dhe dhjetëra sulme të dhunshme, Alite ka vuajtur 14 vjet burg përpara se të lirohej në vitin 2012. Që atëherë, ai është angazhuar si folës motivues, duke paralajmëruar të rinjtë për rreziqet e krimit dhe duke ndihmuar në luftën kundër drogës.
Pas emërimit të tij si këshilltar bashkiak, ai u shpreh se synon të përdorë përvojën e tij për të ndihmuar komunitetin, veçanërisht në çështjet e sigurisë dhe parandalimit të kriminalitetit. Një motivim i fortë për të ka qenë humbja e vajzës së tij nga një mbidozë me fentanil, gjë që e ka shtyrë të angazhohet më shumë në këtë drejtim.
Alite beson se e kaluara e tij i ka dhënë njohuri të vlefshme që mund ta ndihmojnë në politikë.