Dikur martoheshin me shqiptaret, serbët dhe maqedonasit gjejnë nuse “pa shpenzime” në Rusi

Dikur martoheshin me shqiptaret, serbët dhe maqedonasit…

Për shumë vite, në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut u kthye në trend që serbët dhe maqedonasit që nuk gjenin dot nuse në vendin e tyre, të kërkonin fatet e tyre në Shqipëri. Përveç se në modë, një “lojë” e tillë ishte shndërruar edhe në biznes ku familjët e varfëra pranonin të martonin vajzat e tyre me djem nga këto vende.

Bëhej fjalë për “dhëndurrë” që merren me bujqësi apo dhe blegtori dhe që kishin kaluar moshën e rinisë duke mbetur kështu beqarë.

Duket se tanimë situata ka ndryshuar. Shumë njerëz në moshë të madhe u ka dalë fati në Rusi. Në shkrimet me titull “Blerja e nuseve shqipare nuk është më në modë, në skenë paraqiten ruset”, mediat serbe shkruajnë se ndërmjetësuesit kanë gjetur një hapësirë të re sa I përket biznesit të tyre, pasi në Rusi “tregu” i femrave është shumë  më “i lirë” se në Shqpëri.

Jo vetëm kaq, pasi serbët dhe maqedonasit konsiderohen më të afërt me rusët se sa me shqiptarët, kështu që edhe përshkak të distancës më të largët me Rusinë, megjithatë preferojnë nuset atje. Çmimi mesatar i shkuesisë për një nuse nga Rusia shkon në 1.000 euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit