Dikur një film nuk mund të quhej i plotë pa to! Pse janë reduktuar skenat erotike në kinema?

Dikur një film nuk mund të quhej…

Në filma kemi pare skena të nxehta erotike po që pas vitit 2000 është parë qartë se këto skena kanë nisur që të reduktohen në kinema. Në fakt skenat erotike nisën të bëjnë bujë në fund të viteve 1960, kohë ku ccdo film kishte këto skena për të qenë më argëtues për të rriturit.

E ndonëse kjo epokë ekzistonte në atë periudhë, sot thuajse këto skena janë zhdukur nga çdo film. Sipas Ëashington Post skenat e seksit janë harruar dhe injorohen, ndonëse shoqëria është bërë më mendje hapur ndaj këtyre skenave për të rritur.

Vlen të theksohet se deri në fillim të vitit 196- këto skena thuajse nuk ekzistonin, por nga fundi i këtij viti nisi revolucioni seksual, ku kulmin në kinema e arriti në fillim të vitit 1970. Ky revolucion seksual në çdo film do të vazhdonte deri në vitin 2000, teksa më pas filmat nisën të bëhen me shumë pak skena të nxehta.

Shkak për këtë mësohet të jetë bërë interneti dhe fakti se për disa vite, pornografia ka qenë shumë e lehtë për t’u aksesuar.  Tashmë skenat erotike shihen kudo, ndaj dhe në kinema kanë nisur të reduktohen.

Po ashtu arsyeja e mungesës së këtyre skenave në kinema është edhe fakti ekonomik pasi një film që të bëjë bujë duhet të ndiqet nga adoleshentë dhe të rritur dhe shpesh herë nëse një film duhet të jetë për të gjithë moshat, duhet të ketë të reduktuar skenat e seksit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit