Dikur përplasej me socialistët gjatë takimeve në Shkodër, ky është Nikolin Hubaj që u plagos sot

Dikur përplasej me socialistët gjatë takimeve në…

Nikolin Hubaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri me 2 plumba në këmbë ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta.

Nikolin Hubaj është aktualisht punonjës te burimet njerëzore në hidrcentralin e Komanit si edhe anetar i keshillit bashkiak ne Vaun e Dejes, ndërkohë ai më parë ka mbajtur postin e Kryetarit të PS-së për Vaun e Dejës. Deri më tani policia nuk e ka bërë të qartë nëse ngjarja ka ndodhur për detyrën e mëparshme apo për atë aktuale.

Rikujtojmë se në vitin 2015, Nikolin Hubaj përplasej në ambientet e jashtme ku u mbajt një takim tepër i tensionuar me ssocialistëve të Shkodrës, kur drejtonte Ditmir Bushati.

Në mjediset e jashtme një debat është zhvilluar edhe mes Ernest Palukut kordinator në Vau Dejës dhe kryetarit të PS atje Nikolin Hubaj ku Paluku pretendon se nuk është njoftuar për takimin.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit