Dy artistët shumë të suksesshëm që i bëri bashkë projekti “Dje dhe sot”, duket sikur mbajnë marrëdhenie shumë të afërta me njëri-tjetrin.
Kanë qënë Ledri dhe Sara që nëpërmjet profilit të vogëlushes kanë shkrirë zemrën e fansave me dhuratën e këndshme që reperi i mirënjohur ka bërë për ardhjen në jetë të vogëlushes, Poem Blu Vula.
“Vogëlushja Poem Blu Vula. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të rritesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur. Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash qumështin e mamit në stomak”, ka shkruar Noizy dhe skuadra e tij në pusullën për vogëlushen.
Nga fotoja arrimë të kuptojmë që IBT e Noizyt kanë dërguar disa bluza me ngjyra të ndryshme, nën stampën e mirënjohur IlyrianBloodline.