“Dikur të gjithë ishim bashkë”, aktivistja për mbrojtjen e Teatrit zbulon prapaskenat: U shfrytëzua bukur nga dy tre individë për të…

“Dikur të gjithë ishim bashkë”, aktivistja për…

Juristja Mirela Jorgo, ka shpërndarë një video nga qendresat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kur të gjithë ishin të bashkuar. Jordo shkruan se kur të gjithë ishin bashkë kishte një fije shprese se kauza do të fitohej, por me kalimin e kohës kjo çështje u shfrytëzua për protagonizëm vetëm nga disa persona.

Postimi i juristes: Dikur, pra para nje viti Aleanca per mbrojtjen e teatrit. Te gjithe ishim bashke dhe kishte nje fije shprese per kete kauz. Dikur te gjithe mendonim se nje rregjim totalitar rrezohet me ide dhe strategji te mirëmenduara.

Dikur , te gjithe ishim bashke se besonim bashkimi bën fuqine. Askush nuk e mendoi qe kjo u shfrytëzua bukur nga ata dy tre individë te zaptonin kete kauz duke zbuar nje pjese te mire te njerezve idealiste.
Kauza dështoi dhe te gjitha justifikimet kane nje emer qe quhet SEMUNDJA E PROTAGONISTIT per interesa qe sot jane mjaft te qarta.

Keqardhje sepse lindi si nje levizje e paster qytetare dhe u trasnformua ne atë qe pame ne 17 maj.
Energji pafund, lodhje pa fund , zhgenjim pa fund, ndjeva ne kete kauz. Kauza e teatrit nxorri ne pah karakterin e gjithësecilit, moralin dhe besnikerine.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit