Shiko videon këtu!
Një ngjarje tragjike ka tronditur Maqedoninë e Veriut gjatë orëve të mbrëmjes, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë diskotekën “Koçan” duke shkaktuar më shumë se 50 viktima.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të datës 16 mars, në diskon “Koçani Pulse”, ku ishin duke festuar rreth 1 500 të rinj. Ata po kërcenin dhe po ndiqnin performancën e një grupi të njohur në vend, ku papritur klubi u përfshi nga flakët.
Dyshohet se shkak i zjarrit kanë qenë lëndët piroteknike të përdorura brenda ambienteve të lokalit gjatë festës. Ende nuk ka detaje zyrtare mbi rrethanat e sakta të ngjarjes, por Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar arrestimin e disa personave të lidhur me organizimin e kësaj feste private.
Për shkak të numrit të lartë të viktimave, të gjitha vizitat zyrtare në Shkup janë anuluar. Ministri i Brendshëm ndodhet tashmë në Koçan, ndërsa gjatë ditës pritet të mbërrijnë edhe përfaqësues të tjerë politikë.
Familjarët e të rinjve që kanë mbetur të lënduar janë të shqetësuar për fatin e tyre, pasi nuk kanë informacione për gjendjen shëndetësore dhe në cilin spital ndodhen!