“Benzi” bën 'përshesh' makinën e policisë, regjistrohen tre të plagosur

“Benzi” bën ‘përshesh’ makinën e policisë, regjistrohen…

Një aksident i rëndë me tre të plagosur është regjistruar në pak minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnje.Bëhet me dije se një mjet tip Benz elegancë, me targa AA 780 DE që drejtohej nga shtetasi Endri Zhuka, ka qenë duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore fshati dhe më pas ka goditur makinën e Policisë Rrugore.

Pas përplasjes janë plagosur rëndë drejtuesi i Benzit dhe 2 pasagjerët, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti, ndërsa po heton për të zbardhur ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit