Dinamika e atentatit në Tiranë/ Autorët kanë qenë tre, dy prej tyre qëlluan me breshëri drejt lokalit

Dinamika e atentatit në Tiranë/ Autorët kanë…

Policia e Tiranës ka dhënë më shumë detaje rreth atentatit të ndodhur mbrëmë në Don Bosko, në lokalin e Fatjon Muratit. Nga hetimet paraprake bëhet me dije se në makinë kanë qenë 3 persona, njëri ishte shoferi dhe dy të tjerët kanë qëlluar me kallashnikovë.

Policia tregon se sapo automjeti i është afruar lokalit, dy atentatorët kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar nga jashtë me breshëri plumbash. Ku vranë një grua dhe plagosën 5 persona të tjerë. Më pas, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me mjetin tip BMW që u gjet i djegur në Manëz. Brenda në automjet ishin gjendur 3 armë, por dyshohet se vetëm me dy prej tyre është qëlluar.

Gjithashtu mësohet se po këqyren kamera sigurie të zonës, që mund të kenë kapur lëvizjet e autorëve. Ndërsa kamerat e sigurisë të lokalit nuk ishin funksionale pasi ishin shkëputur në kuadër të operacionit “Fijet”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit