Dinamika e ngjarjes| Ndaj 36-vjeçarit në Vlorë u qëllua 3 herë

Dinamika e ngjarjes| Ndaj 36-vjeçarit në Vlorë…

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku u qëllua  ndaj 36-vjeçarit Diego Hanaj.

Mësohet se në momentin e sulmit, Hanaj ka qenë duke ecur në këmbë.

Më pas, me plagë në duar, ai është drejtuar për një dyqan ushqimor, rreth 18 metra nga vendi nga ku nisi të qëllohet. Nga aty, më pas, Hanaj ka kërkuar ndihmë dhe është nisur drejt spitalit, ku edhe po trajtohet. Sipas raportimeve,  36-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 4 gëzhoja. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas mediave, i plagosuri është kunati i vëllezërve Brahimaj (Isuf Brahimaj, i cili u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014. Ndërsa i ati ka qënë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare disa vite më parë. Këto janë dy pistat e hetimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit