Disa fjalë të urta të Mid‘hat Frashërit që vlejnë në çdo kohë

Disa fjalë të urta të Mid‘hat Frashërit…

Tu dògj shtëpia njëherë? Ke për ta bërë prapë. Edhe një here zjàrri ta bëri hi, ti përsëri do ta ngrésh. Térmeti ta bëri gërmàdhë, ti do ta ndréqësh rishtazi…

Njëqind here të ma marrë ujët ledhin, njëqind herë jam i shtrénguar ta ngréh. Dyqind here të ma djégë kashtoren zjàrri, dyqind herë jam i shtrénguar që ta thur.

Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lídhur me fatin e njerëzve e të gjithë atyre që së bashku formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdo kush të sakrífíkojë pesë minuta në njëzetekatërorë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij, ç’shërbim 24-orë ka bërë për Shqipërinë dhe ç’të mire mund t’i bëjë kësaj shoqërie, që e quajmë komb.
 
Njerëzit e një kombi janë solidarë. E mira dhe lumturia jote, janë dhe të miat. Fatkéqësia jote është dhe për mua. Nderi yt më nderon edhe mua dhe tùrpi yt më nxín edhe faqen time.
 
Mësoni të kurseni kohën, mësoni mirë përdorimin e kësaj gjëje të vlefshme, që i thonë kohë… harrojmë se ditët tona janë të matura dhe se gërshëra e shtrígës kohë është gjithnjë gati të présë fillin e gjëllimit.Në përkujtim të Mid'hat Frashërit
 
Nuk bëhet gjësendi në botë me smírë dhe urréjtje. Gjithë sa na sheh syri dhe na pëlqen, çdo send i mirë dhe i këndshëm, bëhet me dashuri. Shpirti, zemra, mendja duhen ushqyer me dashuri, me dhémbshuri.
 
Do të ishte mirë sikur të mundnim të zgjonim në disa qarke një jetë intelektuale, një rròjtje me ide të reja, një jetë mendore. Le të përpíqemi t’i prapsím pak shqiptarët nga jeta politike e kafeneve, t’i shtýjmë në studim dhe në merak për çdo send, që i përket Shqipërisë dhe shqiptarizmës. Sepse, po qe se nuk e zgjuam dot një kult, një adhurim për çdo send që i përket kombit dhe tokës sonë, nuk mund të kemi as shqiptarë as Shqipëri.
 
Fatkéqësia e njerëzisë vjen nga mungimi i vullnetit. Ai ndalon perfeksionimin moral dhe s’nalë të korrigjojmë të metat tona…Ky përtim moral e mban lídhur njeriun me të metat, fàjet. Shumë herë njeriu, duke rrëkéllyer poshtë, dëshiron të mbýt një atë zë që vjen së thélli…
 
Është një fatkéqësi që njeriu ka pak ambície dhe shumë kòtësi. Mjérisht gjejmë te shqiptari edhe një kòtësi të marrë: nuk sheh veçse veten e tij, madhërinë, fuqínë e rrémë të tij. Kòtësia e ngùrr zemrën, e ftoh shpirtin, e bën njeriun të ashpër dhe të egër, e largon nga shoqëria.
 
Një vàrr nuk mbulon kurdoherë një njeri të vdékur. Shumë herë jeta e vërtetë, rròjtja shpirtërore fillon, kur mbaron fryma. S’ka të bëjë zhdùkja e trupit, në qoftë se ideja rron, kurajo ide ngjall një mijë shpresa dhe entuziazëm tek të tjerët? Dhe bash këto janë jetë e vërtetë.Mid'hat Frashëri - Wikipedia
 
Dashuria është kondita e jetës. Pa atë s’ka rròjtje. Po të mos ekzistojë dashuria, shkatérrohet lidhka mes gjymtyrëve të familjes e të njerëzisë, zhdùket shija e gjallërisë dhe e jetës. Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka as shpresë dhe nuk kryhet asnjë vepër. Entuziazmi dhe shpresa, bijat e dashurisë së sinqertë e të théllë, duhet të jenë si ata trëndafilat e mëngjesit, që çelin çdo ditë të rinj, si ato lulet, që mbyllen natën, por hapen nën rrezet e para të diellit.
 
Është çudi me popujt; ndonjëherë i pllàkos gjumi dhe dëshpérimi. Lýpset shàrtuar një shpirt i ri dhe një ideal. Për të vetëthënët intelektualët tanë ka një fushë veprimi të gjerë. Atje ku shajnë dhe poshtérojnë njëri-tjetrin me një egòizëm të kotë, do të jetë shumë mirë të bëhen apòstuj të përparimit midis popullit.
 
ALTRUIZMI, m’e madhja e uratave, që mund t’i bëhet një shtëpie, një familjeje, një kombi, është të shkuarit mirë: po s’pati shkuar jetë mirë, një dashuri rreth vatrës, atë shtëpi e merr lumi. Gríndja dhe zíhja e shùajnë shumë më shpejt se zjàrri e se vdékja. Për të pasur rròjtjen e ëmbël në gji të një familjeje dhe të një shoqërie, duhet që çdo njeri të bëjë pak theròr nga dëshirat e tij, të héqë pak dorë nga egòizmi, të ndjejë fàjet e tjetrit e të kuptojë fajet e tij. Altruizmi na këshillon që më parë të mendojmë tjetrin, të shikojmë të mirën e tij, të ruajmë të drejtat e shokut tonë, me një fjalë, altruizmi na thotë që çdo punë ta gjýkojmë pas interesit të përgjithshëm dhe jo vetëm pas interesit tonë. Altruizmi është ajo lëndë, mund të themi, që lídh njerëzit e një kombi, si gëlqerja që lídh gurët e një muri.
 
Lùfta që do të kemi, lùftë e përditshme, edhe më tepër akoma, e ç’do orëshme, nuk është një përléshje me pùshkë dhe me thíkë, por është një përpjékje me dinjitet dhe me vullnet, mbase më e vështirë se e para, sepse kjo bétejë bëhet nga vetvetja jonë kundra vetes sonë. Për një popull fisnik, sa më e réndë të jetë lùfta, aq më shumë i ka hije.Krijimtaria e Mid'hat Frashërit në një ekspozitë (Foto) - Arti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit