Disa makina dalin nga rruga, bllokohet aksi Librazhd-Elbasan

Disa makina dalin nga rruga, bllokohet aksi…

Aksi që lidh Librazhdin me Elbasanin është bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricës.

Raportohet se disa makina kanë dalë nga rruga si pasojë e ngricës. Për këtë shkak është krijuar një trafik i rënduar ndërsa rruga është e pakalueshme.

Në këtë aks janë udhëtarë të shumtë ku nuk mungojnë edhe fëmijët. Ata po qëndrojnë në makinat e tyre në kushte ekstreme të motit, ndërsa presin ndihmë për të zhbllokuar rrugën.

Top Channel

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit