Disbalancë e thellë e çmimeve tek fruta-perimet/ Në kryeqytet shiten 80 lekë më shumë

Disbalancë e thellë e çmimeve tek fruta-perimet/…

Çmimet e ushqimeve janë rritur në të gjithë vendin, por pasojat më të mëdha shihen në kryeqytet.  Kjo, për shkak se çmimet në tregun e fruta perimeve në Shqipëri ka një disbalancë të thelluar mes çmimeve në kryeqytet dhe atyre në rrethe.

Fermeri Alban Çakalli ka treguar një rast konkret në emisionin “Good morning Albanians”.  Ai tha se ndodh që domatja mund të shitet me çmime shumë të ndryshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Duke bërë që në kryeqytet të shitet deri në 120 lekë nga 30 lekë që shitet në qytete të tjera. Sipas tij, kjo vjen për shkak se nuk respektohen hallkat nga fermeri te tregtari.

Ndodh që një domate shitet në Berat me 30 lekë ndërsa në Tiranë me 120 lekë dhe kjo ndodh sepse janë hallkat që shkojnë duke marrë gjithsecili nga ata tregtarët ose transportuesit x lekë të caktuar. Kjo pastaj shkon në kosto ndaj qytetarëve”, tha fermeri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit