Disiplina me dorë të hekurt, zbret Tërbunin nga kategoria pas dh.unës në stadium

Disiplina me dorë të hekurt, zbret Tërbunin…

Disiplina me dorë të hekurt ndaj Tërbunit,

Dhuna në Pukë i ka kushtuar skuadrës pukiane përjashtimin nga kampionati dhe zbritjen një kategori më poshtë.

Komisioni i Disiplinës dha ndëshkime të forta për dhunën e regjistruar në fundin e ndeshjes me Egnatian, të vlefshme për Kategorinë e Parë.

Sfida vendimtare për mbijetesën, përfundoi në barazim 1-1, me situatën që agravoi në fundin e lojës. Futbollistët e ekipit nga Rrogozhina u dhunuan në fushë, me agresionin që vijoi edhe në ambientet e brendshme të stadiumit.

Ekipi i Egnatias qëndroi i ngujuar në dhomë, deri në mbërritjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët i shoqëruan në dalje të qytetit të Pukës.

Përveç përjashtimit të ekipit të Tërbunit, Disiplina vendosi përjashtimin përjetë nga futbolli të zyrtarëve të klubit, Dritan Frroku, Alfons Gjergji dhe Mark Frroku.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit