Distria Krasniqi humbet në finale, xhudistja mjaftohet me medaljen e argjendtë

Distria Krasniqi humbet në finale, xhudistja mjaftohet…

Xhudistja nga Kosovës, Distria Krasniqi ka humbur mundësinë për të fituar medaljen e artë në “Grand Slamin” që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Xhudistja ka humbur në finale përballë sportistet nga Uzbekistani, të cilën nuk arriti ta mposhtë. Krasniqi garonte në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë.

Pejania fitoi përballjen e parë ndaj Charne Griesel për të kaluar në çerekfinale, ku u takua me belgen Amber Ryheul, të cilën e mposhti pa shumë vështirësi për të kaluar në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale, Distria arriti të mposht me ‘ippon’ gjermanen Mascha Ballhaus për të siguruar finalen e madhe.

Një rezultat pozitiv për Kosovën por jo për Krasniqin, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në garat ndërkombëtare të xhudos.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit