Dita Botërore e Gjuhës Rome, gjuha që i ka mbijetuar kohës por sot është drejt zhdukjes

Dita Botërore e Gjuhës Rome, gjuha që…

Sot është Dita Botërore e Gjuhës Rome, një gjuhë e cila i ka mbijetuar kohës ndërsa sot ndodhet drejt zhdukjes.

Është një gjuhë e cila daton më shumë se 1 mijë vite më parë e që në ditët e sotme flitet në më shumë se 50 shtete në mbarë botën.

Nisma e parlamentit kroat të vitit 2009, u miratua më pas nga UNESCO në 2015, si një ditë që shërben jo vetëm për promovimin e rreth 10-12 milionë romëve që jetojnë sot në Europë, por edhe për të përmirësuar mirëqenien e tyre.

Sipas përllogaritjeve të UNESCO, rromishtja ka rreth 33 mijë fjalë, dhe një gamë të gjerë dialektesh, edhe pse folësit e dialekteve të ndryshme arrijnë ta kuptojnë njëri-tjetrin, por vetëm pak janë njohës të formës standarde të kësaj gjuhe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit