Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, përkujtohen gazetarët që kanë humbur jetën në detyrë

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, përkujtohen…

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.

Në një deklaratë të përbashkët të organizatës “Reporterët pa Kufij” me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj, ato kujtuan se e drejta për lirinë e shprehjes është e parashikuar në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilën e kanë të 47 shtetet anëtare të Këshillit të Europës, përfshirë 27 vendet anëtare.

“Në një demokraci, gazetarët luajnë një rol jetik në zbulimin e së vërtetës dhe mbajtjen përgjegjëse të autoriteteve. Detyra e tyre është të sigurojnë që qytetarët të marrin informacion të saktë dhe të besueshëm në kohën e duhur, i cili është edhe më i rëndësishëm në kontekstin e pandemisë COVID-19”,- thuhet në deklaratë.

Ndryshe, tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media. 3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit