Dita Botërore e Teatrit/ Zotohet Presidenti Meta: Drejtësia po afron, krimi në zemër të Tiranës nuk do të amnistohet kurrë

Dita Botërore e Teatrit/ Zotohet Presidenti Meta:…

Në Ditën Botërore të Teatrit, presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në Facebook ka kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë në 17 maj të vitit të shkuar pas 2 viteve rezistencë nga aktorët dhe shoqëria civile.

Presidenti është zotuar se ky krim i ndodhur në mësnatë në zemër të kryeqytetit nuk do të amnistohet kurrë dhe se ora e drejtësisë po afron. ” Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!”, shkruan ai.

Reagimi i presidentit Meta:

Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.
Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.
Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!
KOHA PËR DREJTËSI PO AFRON!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit