Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Markatomaj të Lezhës, ku shpërthimi i një bombole gazi në një banesë dykatëshe ka lënduar rëndë gjashtë pjesëtarë të familjes Kola. Ngjarja bëhet edhe më tronditëse pasi familja po bëhej gati për të festuar dasmën e vajzës ditën e nesërme.
Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për shkak të djegieve të shumta. Kryefamiljari, Saimir Kola, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë pësuar djegie më të lehta.
Përgatitjet festive për ceremoninë martesore të vajzës janë ndërprerë në mënyrë dramatike nga ky aksident i papritur.
Fqinjët dhe familjarët kanë ndihmuar në transportimin e menjëhershëm të të plagosurve drejt spitalit, ndërsa rapoetime për JOQ kanë bërë me dije se ambulanca është vonuar në transportin e të lënduarve.
Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale në shtëpi.